E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi-Serbi, marrëveshje për "NIS"

Rusia dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për shitjen e Industrisë së Naftës së Serbisë "NIS", kompanisë shtetërore ruse, Gazprom, për 400 milionë euro dhe dokumentet për ndërtimin e gazsjellësit "Rrjedha jugore". Presidenti i Serbisë Boris Tadic i tha homologut rus Dimitri Medvedev se marrëveshja ishte fitimprurëse për të dyja vendet. "Sic e dini ne po përpiqemi të bëhemi vende anëtare të BE-së dhe unë mendoj se një gjë e tillë do të jetë e dobishme jo vetëm për qytetarët serbë, por edhe për ta rusë", i tha Tadic, Presidentit rus Medvedev. Ndërsa ky i fundit e përshkroi marrëveshjen si bazë e bashkëpunimit të ardhshëm dypalësh. "Këto dokumente do të vendosin themelet për një përfitimin reciprok dhe bashkëpunimin për vitet e ardhshme", deklaroi Medvedev gjatë takimit. Sipas marrëveshjes së firmosur, gazsjellësi do të fillojë të rrjedhë nga fundi i vitit 2015 ose më herët. Gazsjellësi "Rrjedha jugore", do të kalojë nga jugu i bllokut të BE-së, do të jetë në bashkëpronësi dhe nën drejtimin e Gazpromit rus dhe do të transportojë gaz rus. Sipas analistëve të ndryshëm, marrëveshja është gjerësisht e motivuar politikisht. Rusia ishte aleatja kryesore e Serbisë në nismën e pasuksesshme për bllokimin e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›