Redknapp nuk pret përforcime

Menaxheri Harry Redknapp ka bërë të ditur se nuk pret të sjell përforcime në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Chris Samba, Junior Hoilett dhe Loic Remy janë përmendur si objektiv të Tottenhamit, por Redknapp ka insistuar se nuk pret ardhjen e asnjërit prej tyre.
“Nuk pres të ndodh diçka. Jemi mirë kështu siç jemi” deklaroi Redknapp për tabloidin britanik The Sun. Tottenham, më herët gjatë këtij muaji transferoi vetëm të riun e Juventusit, Yago Falque.