E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gorbacov Ia kisha borxh Shqiperise viziten time

Ish-presidenti sovjetik ne Tirane per qellime sportive. Takohet me Berishen dhe Topallin

Kryeministri Sali Berisha mirepriti dje ne nje takim Presidentin e fundit te Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbacov i cili ndodhet ne Shqiperi si i ftuar nderi ne Kampionatin Boteror te Shahut per Femra qe po zhvillohet ne Tirane. Kryeministri Berisha duke i uruar mireseardhjen e perzemert ne Shqiperi i shprehu Presidentit Gorbacov vleresimin me te larte te tij personal dhe te popullit shqiptar si nje nder personalitetet nderkombetare me popullore ne Shqiperi i cili duke udhehequr nje kurs reformash ne nje kohe te veshtire e te rrezikshme hapi nje epoke te re lirie jo vetem per popujt e Bashkimit Sovjetik por per te gjithe Europen e boten. Nder vendet e kombet ish-komuniste tha Kryeministri shqiptaret kane ndjekur me admirim e vemendje te madhe te gjitha levizjet tuaja te cilat kane pasur rendesi historike per nxjerrjen e ketyre popujve nga diktatura. Duke e konsideruar zotin Gorbacov kuraje e shekullit te shkuar Kryeministri tha se qendrimin e tij ndaj murit te Berlinit dhe mesazhin qe i dha udheheqjes se Europes Lindore nuk do ta harrojne kombet e Europes dhe vecanerisht Shqiperia e cila njohu regjimin me te eger komunist diktatorial se cdo vend tjeter. Midis nomenklatures dhe popullit theksoi Kryeministri ju zgjodhet popullin. Presidenti Gorbacov shprehu kenaqesine qe te vizitonte Shqiperine duke theksuar se deshira per te vizituar Shqiperine ka qene e hershme. Une ua kam pasur shqiptareve borxh kete vizite dhe tani e shleva ate theksoi Gorbacov. Ne takim ishte i pranishem edhe presidenti i Federates Boterore te Shahut Kirsan Ilyumzhinov. Njeriu i Perestrojkes Gorbacov u takua gjithashtu edhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Per Shqiperine dhe shqiptaret tha Kryetarja e Kuvendit ju keni qene nje personalitet shume i rendesishem frymezues dhe shpresedhenes per eren e ndryshimeve dhe renien e murit te hekurt ne Shqiperi. Ne perfundim te takimit ne Librin e Shenimeve Presidenti Gorbacov shkroi Falenderoj Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli per pritjen qe me beri. Shpreh ndjenjat me te perzemerta popullit shqiptar dhe urimet me te mira per ndryshime pozitive ne token shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›