Terhiqet prefekti PS fiton betejen per Qarkun e Fierit
Gjykata e Shkalles se Pare e Rrethit te Fierit ka vendosur dje pushimin e padise se bere nga prefekti Bujar Hasa pas mbledhjes se Keshillit te Qarkut te Fierit te dates 21 shtator kur u zgjodh si kryetar i ketij keshilli kandidati i se majteve Vangjel Ndreka. Ka qene terheqja e kesaj padie nga institucioni i prefektit qe ka sjelle automatikisht pushimit e ceshtjes qe ishte cuar per shqyrtim. Nderkaq perfaqesuesi ligjor i se majtes ne kete ceshtje ka kerkuar qe prefekti te denohet me nje gjobe prej 500 mije lekesh. Sipas socialisteve prefekti Hasa ne menyre te qellimshme ka shkelur ligjin dhe ka tejkaluar kompetencat qe i jep ligji duke kerkuar paligjshmerine e mbledhjes se keshillit te qarkut te zhvilluar me 21 shtator te ketij viti.
Gjithashtu te majtet kane kerkuar qe shpenzimet e ketij gjyqi ti ngarkohen prefektit te Qarkut te Fierit. Gjykata e Shkalles se Pare Fier e quajti te paligjshme mbledhjen e keshillit te qarkut me 21 shtator por apelimi i se majtes ne Gjykaten e Apelit ne Vlore ndryshoi kursin e zhvillime. Gjykata e Apelit Vlore vendosi rrezimin e marre nga Shkalla e Pare Fier qe nuk e legjitimonte Vangjel Ndreken si kryetar te keshillit te qarkut. Edhe vete prefekti qe ishte pjesemarres ne kete seance gjyqesore pohoi se do ta terhiqte padine per shkak se tashme kishte nje kryetar te ri te keshillit te qarkut Artur Shehu i zgjedhur prej te djathteve me date 16 nentor. Nderkaq javen e kaluar Gjykata e Shkalles se Pare vendosi te shqyrtoje padite e kryera nga keshilltaret e majte te keshillit te bashkive Fier Patos e Divjake si dhe te komunave Dermenas dhe Mbrostar-Ura ku e djathta kishte kryer rikonstituime te keshillave. Vendimi i gjykates per shqyrtimin e ketyre padive solli per pasoje pezullimin e te zgjedhurit prej te djathteve me 19 shtator si kryetar i Keshillit te Bashkise se Fierit Vasil Ndreken i cili eshte njekohesisht edhe sekretar i pergjithshem i prefektures. Pritet qe pas vendimeve perfundimtare qe do te marrin gjithe shkallet e gjyqesorit te qartesohet se kush do te jene kryetaret e keshillave te ketyre bashkive e komunave e si rrjedhoje edhe ai i keshillit te Qarkut te Fierit.