E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon Brown mbërrin papritur në Afganistan

Kabul - Kryeministri britanik, Gordon Brown mbërriti sot për një vizitë të papritur në Kabul. Ai më parë u takua me trupat britanikë të vendosur në jug të Afganistanit.

Gordon Brown do të zhvillojë bisedime me presidentin afgan, Hamid Karzai për një strategji të re për luftën kundër terrorizmit në zonat kufitare me Pakistanin.

Kryeministri e nisi vizitën e tij duke zhvilluar një takim me trupat britanikë të vendosur në Camp Bastion dhe Lashkar Gah, në provincën e Helmandid, në jug të Afganistanit.

Rreth 8 300 trupa britanikë janë vendosur në Afganistan, kryesisht në Helmand, bastion i talebanëve dhe qendra kryesore e prodhimit të opiumit në vend

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›