E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, rreth 30 mijë të zhvendosur nga luftimet

Peshavaur - Rreth 30 mijë njerëz janë zhvendosur në veriperëndim të Pakistanit si pasojë e një sulmi të ndërmarrë dje nga forcat e sigurisë për të eliminuar veprimtarinë e talebanëve.

"Rreth 30 mijë persona janë larguar nga Maidan, në distriktin e Lower Dir, gjatë ditëve të fundit", deklaroi sot Mian Iftikhar Hussain, ministri i Informacionit të qeverisë lokale të Provincës Kufitare Veriperëndimore (NWFP).

Trupat ushtarake pakistaneze zhvilluan dje një operacion si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të rebelëve talebanë kundër tyre në distriktin e Lower Dir, në rajonin e Malakandit, pas shkeljes së një marrëveshjeje armëpushimi të nënshkruar në mesin e shkurtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›