Krasniqi vizitë zyrtare në Kroaci
Prishtinë-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kroaci duke filluar nga nesër deri më 30 prill. Me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Luka Bebiç, kryeparlamentari kosovar niset nesër drejt Zagrebit.