E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, 18 të arrestuar për imazhet pornografike

Sofje - Policia bullgare arriti të arrestojë 18 persona të dyshuar për përhapje në internet të imazheve dhe materialeve pornografike me të mitur. Ministria e Brendshme bullgare bën të ditur se arrestimi i tyre erdhi pas kontrollove të shumta që u kryen natën e kaluar.

Arrestimi u krye pas sinjalizimit të vitit të kaluar që u bë nga Gjermania, ku thuhej se përdorues të internetit nga 92 vende të botës shkëmbenin me njëri-tjetrin imazhe të abuzimit seksual me fëmijët. Qindra kompjuterë dhe pajisje të tjera që përmbajnë pornografi janë sekuestruar nga policia bullgare.

Prokuroria ka bërë gati akuzat kundër të arrestuarve, të cilët mund të dënohen deri në gjashtë vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›