E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zannier drejt largimit nga Kosova

PRISHTINË- Shefi i UNMIK-ut, italiani Lamberto Zannier, do të largohet nga Kosova. Postin e kryetarit të UNMIK-u në veri ai pritet ta ushtrojë deri në fund të muajit qershor, deklarojnë mediat kosovare.

Zanier është kandidat për sekretar të përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe i ka të gjitha gjasat që të fitojë garën, prandaj atij i duhet të heq dorë nga posti aktual

“Procedurat janë duke vazhduar dhe pritet një propozim formal nga OSBE”, ka thënë Zannier, duke shtuar se është intervistuar në mars të këtij viti, ndërsa brenda pak ditësh pritet të dihet emri i fituesit.

Diplomati italian, e ka nisur punën në krye të UNMIK-ut më 13 qershor të vitit 2008, ndërsa shton se ka ende probleme të pazgjidhura.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›