E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau bashkëfshatarin, arrestohet 70-vjeçari në Patos

Ngjarja ndodhi në fshatin Kuqar të Patosit të premet, kur Ferik Hoxha 70-vjeç u gjet i vdekur në tonën e tij me plagë të shumta mbi trup.

Për këtë ngjarje, policia ka prangosur shtetasin Veli Huhaj, 70-vjeç, ndërsa i ka sekuestruar dhe armën e krimit. Policia tha se krimi ishte kryer me sëpatë dhe mjete të tjera të forta. Rreth orës 22:00 të së enjtes, Ferik Hoxha kishte dalë nga banesa pasi e kishte kërkuar dikush dhe më pas nuk ishte kthyer më.

Familjarët kishin kërkuar gjatë gjithë asaj nate, por viktima është gjetur vetëm mëngjesin e nesërm, rreth dy kilometra larg banesës së tij.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›