E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni takon në Shkup krerët politik shqiptarë

“Biseduam për shumë çështje me ministrin, unë e informova për aktualitetin politik, për veprimet politike të partisë sonë. Ramë dakord se shqiptarët në Maqedoni janë shumë të rëndësishëm edhe për vetë ardhmërinë e Maqedonisë por edhe për regjionin, dhe unë shpreha dëshirën që zgjedhjet në Kosovë të jenë të suksesshme. Padyshim se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në nivel të institucioneve por edhe në nivele partiake, për të mirën e të gjithëve”, theksoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

“Jemi të bindur se në të ardhmen do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe bashkërisht do të punojmë në drejtim të përmbushjes së kriteriumeve të nevojshme që të bëhemi pjesë e NATO-së dhe bashkërisht të integrohemi në Bashkimin Evropian”, deklaroi Tahir Hani, kryetar i Grupit parlamentar të BDI-së.

“Shpreha gatishmëri maksimale ndaj ministrit se grupi parlamentar dhe partia Demokracia e Re është e gatshme në nivel të ekspertizave të ndihmojmë rreth proceseve të ndryshme të cilat Kosova duhet realizuar në rrugën e ndërtimit të institucioneve brenda vendit. Dëshiruam që shumë shpejt të kemi ambasador në Prishtinë dhe Shkup”, u shpreh Imer Selmani, kryetar i DR-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›