E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Olli: Situata në Durrës drejt përmirësimit

"Shtabi i Emergjencave Civile në qytetin e Durrësit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor, i mbledhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, mori masat për normalizimin e situatës së krijuar pas rreshjeve të shiut", theksoi Olli.

Ai vuri në dukje se "zonat me rrezikshmëri më të lartë kryesisht kanë qenë: zona e Ish- Kënetës në Spitallë si dhe Ura e Dajlanit. Ujrat e kanalit të shkarkimit në Spitallë kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytjet në këtë zonë dhe tek Ura e Dajlanit, ndërkohë qe uji ka hyrë në katet e para të disa banesave". Kreu i Emergjencave Civile tha se për normalizimin e situatës në zonën e Ish – Kënetës janë aktivizuar edhe forcat e zjarrfikëseve, si dhe Ndërmarrja e Bordit të Kullimit në Durrës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›