Apolonia -Kastrioti 2-3, krutanët fitojnë me meritë në Fier
Kastrioti i Krujës arriti një fitore dramatike, por të merituar 2-3 me Apoloninë e Fierit në "Loni Papuçiu", falë golit të realizuar nga mbrojtësi shtatlartë Robert Grizha në minutën e '91-të, në takimin hapës të javës së 10-të të Kategorisë Superiore. Në "Loni Papuçiu" të gjithë prisnin fitoren e Apolonisë për të korrigjuar hapin fals të bërë me Flamurtarin, por nuk do të ndodhte kështu pasi Kastrioti është treguar një kockë e fortë për bardhjeshilët të cilët nuk e kanë kapërdirë dot. Karishik kishte disa mungesa këtë takim ku binte më shumë në sy ajo e Bërkiç që ëshët zëvendësuar nga Ribaj. Që në minutat e parë tentojnë fierakët për të relizuar. Në minutën e '13 vendasit kanë një rast të mirë, por gjuajtja e fortë përfundon ngjitur me shtyllën e portierit mik Mustafa. Edhe në minutën e 25-të vendasit tentojnë sërish me Albert Kacin që gjuan fort, por grushton portieri mik. Minuta të mira këto për Fierakët që do të kalonin në avantazh. Minuta e '27 dhe Meto kroson bukur nga e djathta dhe në zonë Kapiteni Sead Haxhibulic kërcen më shumë se kundërshatri me kokë dhe shënon. Por në fund të pjesës së parë miqtë të cilët kanë qënë të vendosur mirë në fushë do të arrijnë të barazojnë rezultatin. Është minuta e 42-te dhe Abazaj gjuan nga larg për të barazuar rezultatin. Me rezultat të barabartë do të përfundonte edhe pjesa e parë. Pjesa e dytë nis me gol për vendasit të cilët kalojnë në avantazh me anë të Kacit që shënon në minutën e 53-të.Por Kastrioti nuk dorëzohet dhe miqtë shohin nga sulmi. Të karikuar nga fitorja ndaj Besës javën e kaluar Krutanët nuk pajtohen të humbin në Fier. Është minuta e '63-te e ndeshjes kur Kalari kroson nga një goditje dënimi dhe në zonë Turdiu shënon me kokë golin e barazimit. Minutat kalojnë dhe të dyja skuadrat kërkojnë fitoren. Vendasit nuk duan të humbasin terren edhe për shkak të objektivave ndërsa krutanët e kuptojnë që janë në nëj ditë të mirë dhe se mund të marrin më shumë. Në minutën e '65-te provon Kaci një nga më aktivët, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Nga Kastrioti provon Kalari nga goditja e dënimit, por muri devijoin topin e gjuajtur prej tij. Gjithsesi rezultati do të ndryshonte dhe kjo ndodh në fund të takimit.
Në minutën e parë shtesë pas kohës së rregullt, pas një gafe të pafalshme të portierit Haxho, Robert Grizha shënoi golin e tretë, që firmosi edhe fitoren e dytë rresht të Kastriotit pas asaj me Besën (1-0) në javën e '9-të.
Kjo ishte humbja e parë në Fier e Apolonisë në gjashtë takime të luajtura në "Loni Papuçiu". Apolonia tashmë u barazua me pikë nga Tirana, të dyja nga 17.
Kastrioti nga ana e tij regjistroi fitoren e parë në pesë ndeshje në transfertë, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve, po aq sa Teuta e Durrësit.