Gordon: SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë, zgjidhni krizën politike
SHBA- Komisioni i senatit amerikan për marrëdhëniet me jashtë zhvilloi dje një seancë mbi Ballkanin Perëndimor ku u diskutua përparimi i bërë nga vendet e këtij rajoni drejt integrimit euro-atlantik dhe sfidat me të cilat ndeshen këto vende. Lajmi bëheti I ditur nga VOA.
Ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Eurazisë, Filip Gordon deklaroi se SHBA mbështesin plotësisht integrimin euro-atlantik të Shqipërisë.
"E mbështesim integrimin Euro-atlantik të Shqipërisë. Dhe megjithëse qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë për të luftuar korrupsionin, ndërsa shpresojmë t’i jepet fund ngërçit politik në parlamentin e vendit, Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në rajon.”
Shqipëria, tha zoti Gordon, ka punuar shumë për pajtimin e komuniteteve serbe dhe shqiptare, ka ripërtëritur marrëdhëniet e nivelit të lartë me Serbinë dhe mbështet integrimin euro-atlantik të Serbisë dhe Kosovës. Shqipëria sapo ka dorëzuar edhe pyetësorin e anëtarësimit në Komisionin Evropian.
(m.a/BalkanWeb)