Bruksel, Buzek: Do ngrihet një subkomitet që mbikëqyr Shqipërinë
BRUKSEL- Presidenti i Parlamentit Europian Jerzy Buzek në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Sali Berisha, që një ditë më parë i dorëzoi komisionerit për Zgjerim Stefan Fule përgjigjet e pyetësorit të KE, për Shqipërinë, ka deklaruar se Shqipëria është në një situatë të vavorshme për të qënë pjesë e BE, ndërsa ka shtuar se do të ngrihet një subkomitet për Shqipërinë, për të mbikqyrur nga afër përmbushjen e reformave.
“Berisha më shpjegoi pak momente më parë punën e administratës së tij, por theksoj se do të kemi kohë të merremi me shqyrtimin e këtyre përgjigjeve nëpërmjet ngritjes së një subkomiteti që do të mbikqyrë nga afër vendin. Pikërisht Maqedonia është një tjetër vend ku është ngritur një subkomitet. Ju akoma nuk e keni statusin e vendit kandidat, por jeni në një pozicuion të favorshëm” – deklaroi Buzek.
Ndërsa kryeministri Berisha ngritjen e këtij subkomiteti e sheh si mënyrën më të mirë për ti treguar Parlamentit Europian përpjekjet që ka bërë Shqipëria. Nuk ka nguruar ta ftojë zoitin Buzek për të parë nga afër punën e Shqipërisë.
“Ky subkomitet është mënyra më e mirë për të treguar përpjekjet që ka bërë Shqipëria, prandaj duhet parë nga afër puna e vendit. Gjej rastin për të ftuar personalisht Zotin Buzek të vizitojë Shqipërinë”- u shpreh Berisha.
(m.a/BalkanWeb)