E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosch: Opozita të reflektojë për veprimet e saj. Jo miratim ligjesh pa grupet e interesit

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Robert Bosh i beri thirrje opozitës të reflektojë seriozisht për veprimet e veta, të cilat sipas tij, de facto po dëmtojnë proceset demokratike. Ai veren se mungesa e opozites ne parlament vonoi ligjet qe duan tre te pestat e votave dhe se shumica e ligjeve po kalojne pa nivelin e pritshem te diskutimeve. Diplomati europain i beri thirrje edhe qeverise te diskutoje ligjet me të gjithë grupet e interesit para se të miratohen në parlament. Ambasadori i OSBE-se flet edhe per debatet e fundit në lidhje me postet vakante në Gjykatën Kushtetuese, dhe thote se duhet bere kujdes ne emerimet e gjyqtareve te rinj.

“Mungesa e opozitës në parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme ka shaktuar vonesa në miratimin e ligjeve për të cilat kërkohet një shumicë votash prej 3/5. Pjesa më e madhe e legjislacionit penal kërkon një shumicë të tillë votash, ashtu si dhe ligji I shumëpritur I gjykatave administrative. Mungesa e opozitës do të thotë gjithashtu që shumica e ligjeve po miratohen pa pasur nivelin e pritshëm të diskutimeve. Po shfrytëzoj rastin për t’I kërkuar opozitës që të reflektojë gjatë dhe thellë për veprimet e veta të cilat tashmë de fakto po dëmtojnë procesin drejt një sistemi demokratik modern. Duhet të bëhet e mundur që ata të ndjejnë se pjesëmarrja e tyre aktive dhe e vazhdueshme në Kuvendin e Shqipërisë është e mirëpritur si me fjalë ashtu edhe me vepra. Do të doja që po në këtë kuadër t’i kërkoja qeverisë të bëjë përpjekje të mëtejshme për të siguruar që të gjitha ligjet të diskutohen nga të gjitha grupet e interesit para se te miratohen në parlament. Kohët e fundit ka pasur shumë debate ne lidhje me postet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe që do të rezultojnë në zëvendësimin e 2/3 të gjykatës. Do t’ju kujtoja të gjithëve rëndësinë e kujdesit që duhet treguar në zgjedhjen e anëtarëve të rinj në këtë organ. Procesi duhet të jetë transparent” tha Bosch.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 15 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›