E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, ekzekuton 37-vjecarin, me pas qellon veten

PEQIN- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot rreth orës 17:30 qytetin e Peqinit. Shtetasi Sami Hasa ka qëlluar me armë shtetasin Dritan Daja dhe më pas ka shtënë edhe mbi veten. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje sqaron se vrasja ka ndodhur në qëndër të qytetit.

Pas të shtënave shtetasi Dritan Daja 37-vjec ka gjetur vdekjen e mënjëhershme, ndërsa autori i ngjarjes 40-vjecari Hasa është plagosur rëndë, dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Peqinit.

Blutë e Peqinit kanë nisur menjëherë të hetojnë ngjarjen por shkaqet për këtë krim janë ende të paqarta.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›