Gordon Te thellohen marredheniet Shqiperi-SHBA
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi dje ne Nju Jork nje takim me ndihmessekretarin e Shtetit te SHBA-se per ceshtjet e Europes dhe Euro-Azise Philip Gordon gjate te cilit u konfirmuan marredheniet e mira mes dy vendeve. Ne kete kuader sipas zyres se shtypit te Ministrise se Jashtme zyrtari i larte amerikan Gordon shprehu vleresimet me te larta per nivelin e shkelqyer te marredhenieve qe ekzistojne mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara si dhe angazhimin e shtetit amerikan per thellimin e metejshem te marredhenieve. Po keshtu Gordon shprehu falenderimet e tij per ndihmen qe Shqiperia eshte duke dhene ne Afganistan si dhe per punen lobuese qe vendi yne ka bere deri ne kete moment per ceshtjen e Kosoves si perpara ashtu edhe pas daljes se vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Pa rolin qe ka luajtur Shqiperia nuk do ishim ketu ku jemi sot ne konsolidimin e shtetit te Kosoves u shpreh Gordon ne takimin me Haxhinaston. Nga ana tjeter Haxhinasto dhe Gordon shkembyen mendime ne lidhje me zhvillimet e fundit ne Shqiperi duke u ndalur vecanerisht ne perpjekjet qe qeveria eshte duke bere ne drejtim te forcimit te shtetit ligjor si dhe ruajtjes se tendences pozitive ne rritjen ekonomike te vendit.