E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari hero ne Lamia shpetoi nga vdekja 3 femije dhe nenen e tyre

Mediat greke pershkruajne me fjalet me te mire aktin human te emigrantit Bekat Dobra

Nje shqiptar ka qene ne qender te mediave te shtetit fqinj kete fillim jave per faktin se ka shpetuar nga vdekja tre femije dhe nenen e tyre ndersa apartamenti ku ata banonin u perfshi nga flaket. Heroi Bekat Dobra eshte quajtur nje njeri modest qe nuk ka dashur qe ngjarja te zmadhohet dhe atij ti jepen merita qe nuk i takonin pasi kishte bere ate qe kishte ndier. Eumlshte vetem 31 vjec i martuar dhe me nje vajze te vogel 6 vjece. Mori rrugen e emigrimit per nje te ardhme me te mire. E siguron me djerse jetesen ndaj eshte i respektuar por tashme te gjithe ne Lamia do ta njohin edhe si hero pasi emigranti shqiptar ka rrezikuar jeten e tij per te shpetuar nga flaket femijet e nje fqinji shkruajne mediat greke. Po sipas tyre emigranti shqiptar po luante ne ballkonin e shtepise me vajzen e tij 6-vjecare kur papritur perballe pallatit ku banonte ne katin e katert pa tym dhe flake dhe degjoi zera femijesh qe kerkonin ndihme. Atehere menjehere shkoi atje theu deren e apartamentit qe po digjej dhe u sul ne mes te flakeve per te ballkoni mori ne krahe tre femijet per dore nenen e tyre dhe i nxori jashte pa arritur ne vendngjarje zjarrfikesja raportojne mediat greke qe i kane lene hapesire te konsiderueshme ketij lajmi. 31-vjecari emigrant Bekat Dobra i cili punon ne nje furre buke ne Lamia u ka thene mediave se kishte bere ate qe eshte e drejte dhe e mire. Nuk jam as hero e as i vecante ishin fjalet e tij para kamerave. Heroizmi i 31-vjecarit emigrant ishte pare edhe te menyra se si kishte reaguar pasi kishte mundur te shpetonte tre femijet dhe nenen e tyre nga flaket. Shqiptari nuk kishte qendruar para kureshtareve te mbledhur aty per te marre falenderime prej tyre por kishte rrembyer nje kove dhe ishte ngjitur serish ne katin e katert per te shuar flaket. U perpoqa te ndaloj flaket me nje kove dhe me dy kuverta ka deklaruar emigranti i cili mundi te parandalonte zjarrin deri ne momentin qe erdhen zjarrfikesit.

Nuk eshte hera e pare qe emigranti behet hero. Perpara 14 vjetesh kur ishte ne moshe 17-vjecare ka shpetuar nje femije qe rrezikonte te digjej ne qytetin e Kavales ku jetonte atehere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›