E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri rihap ceshtjen e centraleve berthamore

Deklarata Ne planifikojme eksportin per ne Itali pasi atje do te gjejme nje treg te madh

Kryeministri Berisha prezantoi dje ne Nju Jork edhe ambicien e qeverise se tij per te zhvilluar energjine berthamore ne vend. Nevojen e vendit tone per perdorimin e kesaj lloji energjie Berisha e beri te ditur ne fjalen e mbajtur perpara drejtuesve te kompanive financiare dhe investuese te Wall Street. Ne mbetemi te hapur ndaj burimeve te tjera te energjise perfshire dhe energjine berthamore. Une besoj qe ky eshte burimi me konstant dhe me i pasur i energjise per kete arsye vendi im nuk duhet te privohet por duhet te perfitoje nga ky burim energjie deklaroi Berisha perpara investitoreve amerikane. Sipas tij kjo lloj energjie do te perdoret per eksport kryesisht ne vendin tone fqinje Italine. Duke pasur parasysh edhe pozicionin gjeografik ne jemi perballe nje tregu shume te madh sic eshte Italia. Dhe per kete arsye ne planifikojme eksportin per ne Itali pasi atje do te gjejme nje treg te madh. Investitoret jane ne dijeni per kete dhe per kete arsye po investojne shume ne vendin tim deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Ai foli gjithashtu per te gjitha format e nxjerrjes se energjise qe po shfrytezohen ne vend. Nga ana tjeter Berisha foli perpara perfaqesuesve te kompanive financiare te Wall Street-it edhe per masat qe ka marre qeveria e tij per uljen e taksave per te favorizuar klimen e biznesit ne vend. Ai theksoi se keto qendrime i kishte huazuar nga ish-presidenti amerikan Ronald Regan. Ne fillimet e mia si politikan njeriu te cilin une admiroja me shume ishte Ronald Regan. Une e lexoja dhe e besoja. Nga Regani mesova se taksat e uleta jane politika me e mire per tu ndjekur. Nga Regani mesova gjithashtu se eshte mekat te perpiqesh te kurosh padrejtesine. Dhe kete parim une e ndoqa theksoi Berisha duke shprehur simpatine per ish-presidentin e SHBA-ve. Po keshtu Berisha gjate dites se tij te qendrimit ne Nju Jork dha nje interviste ekonomike per grupin mediatik Forbes. Ai zhvilloi nje takim me Dhomen Shqiptaro-Amerikane te Tregtise ku foli per zhvillimet e fundit ekonomike ne vendin tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›