E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt e pronesise marreveshje mes vendoreve dhe ZPP-se

Zhbllokohet procesi i regjistrimit te trojeve

Eumlshte zhbllokuar procesi i regjistrimit te pasurive te patundshme per qindra familje rurale te tre fshatrave ne Komunen Maminas te Rrethit te Durresit. Nje marreveshjeje bashkepunimi e nenshkruar mes pushtetit vendor dhe Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ka kthyer shpresen te banoret e zones te cilet prej 20 vjetesh e kane pasur ne perdorim token po pa mundur te kryejne veprime ne te per shkak te mungeses se titujve te pronesise ndersa familje te tjera nuk kane mundur prej kater vjetesh te shpronesohen per nje pjese te rruges qe kalon ne token e tyre. Marreveshja e nenshkruar nga zv/kryerregjistruesi Koco Barka dhe kryetari i komunes Dashamir Osmani ne prani te deputeteve Igli Cara dhe Eduart Halimi si dhe perfaqesuesve te keshillit komunal dhe fshatrave perfituese eshte e para e ketij lloji ne vendin tone dhe do te mundesoje regjistrimin elektronik te pasurive te paluajtshme brenda nje periudhe 45-ditore dhe pajisjen e pronareve me tituj pronesie te pakontestueshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›