E Diel, 1 Nëntor 2026

Gordon e Riker vizitojnë Serbinë

Në Beograd mbërrijnë sot zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit Filip Gordon dhe zëvendësi i tij, Filip Riker.

Ambasada e SHBA-së në Beograd ka theksuar se Riker do të zhvillojë një vizitë tre-ditore në Beograd, në kuadër të një turneu të rregullt në rajon.

Ai do të takohet me zyrtarët e qeverisë dhe liderët kryesorë të partive politike në Serbi. Kjo është vizita e parë e ndonjë zyrtari të lartë amerikan, pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi ku president u zgjodh Timosllav Nikoliç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›