Ushtria siriane pushtoi Jisr Al Shogurin
Ushtria siriane ka hyre me një kontingjent të madh ushtarësh në qytetin Jisr al-Shogur, që mbahet i rrethuar prej ditësh, një nga qendrat e lëvizjes protestuese kundër regjimit autoritar të presidentit Bashar al-Asad.
Televizioni shtetëror njoftoi për të vdekur dhe të plagosur në luftimet e forcave të ushtrisë me bandat e armatosura.
Shumica e qytetareve ishin larguar që më parë nga qyteti më 50.000 banorë.
Mijëra vetë kanë ikur në Turqinë fqinje.
Operacioni ushtarak në Jisr al-Shogur është deri tani më i madhi, që ka ndërmarrë regjimi kundër popullsisë së vet, që prej fillimit të protestave kundër Assadit.
Sipas të dhënave të opozitës, forcat e sigurisë kanë vrarë që prej marsit rreth 1300 civilë.
Më shumë se 10.000 vetë janë arrestuar, njoftoi organizata kryesore e opozitës, Komiteti lokal i koordinimit.
Qeveria ka akuzuar “grupet e armatosura” në Jisr al-Shughour për vrasjen e 120 e pjesëtarëve forcave të sigurisë.
Media shtetërore thotë se trupat qeveritare kanë marr nën kontroll pikat kryesore në qytet dhe rreth tij për të përballuar grupet e armatosura.
Shtetet e Bashkuara akuzuan qeverinë siriane për krijimin e një krize humanitare në Sirinë veriore dhe i kanë bërë thirrje Damaskut të ndalë dhunën kundër protestuesve.
Në të gjithë Sirinë, turma të mëdha morën pjesë në ceremonitë mortore për trupat e dhjetëra të vrarëve, kur forcat qeveritare qëlluan mbi demonstruesit anti-qeveritarë.