E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbet refuzojne regjistrimin ne veri

Regjistrimi i popullsisë në veri të Kosovës vazhdon të kundërshtohet nga serbët lokalë. Por, përfaqësuesit e Komisionit për Regjistrimin e Popullsisë janë ende optimistë se regjistrimi do të kryhet edhe në veri të Kosovës.

Sipas tyre, gjatë kësaj jave do të dihet saktë rezultati i takimeve të zyrtarëve të UNOPS-it dhe përfaqësuesve të serbëve në veri.

Kryetari i Komisionit për Regjistrimin e Popullsisë, Rifat Blaku, bën të ditur RTK theksoi se nëse ky proces nuk realizohet në veri, do të përdoren metoda tjera për të kuptuar se sa është numri i banorëve në atë pjesë të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›