Gordon vizton Ballkanin Perëndimor me 13-17 qershor
PRISHTINË- Philip H. Gordon Ndihmëssekretari Amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike do të vizitojë javën e ardhshme Kosovën, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, dhe Kroacinë.
Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi të Departmenti Amerikan të Shtetit. Gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor nga 13 deri më 17 qershor, Gordon do të konfirmojë mbështetjen e SHBA-së për vendet e rajonit, transmeton Radio Europa e Lirë.
Gordon në Sarajevë do të marrë pjesë në konferencën e Qendrës për Raporte Transatlantike të Universitetit John Hopkins dhe fondacionit Boshnjako-Amerikan dhe do të flasë për politikën amerikane në Ballkan.
Në njoftim bëhet ditur se nga 15 deri më 17 qershor ndihmësi i Clinton do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë, ku do të bisedojë me liderët e këtyre vendeve.
(e.m/NEWAS24/BalkanWeb)