Barcelona, më parë Fabregas, pastaj sulm për Sançez
Ndërsa Aleksis Sançez dukej shumë pranë kalimit në “Kamp Nou”, klubi i Barcelonës ka ndryshuar në mënyrë të papritur strategji. Kështu, sipas gazetave spanjolle, katalanasit do të tentojnë fillimisht të marrin Çesk Fabregas nga Arsenali dhe më pas do të nisin ofensivën për kilianin e Udinezes.
Barça pritet të ofrojë mbi 40 milionë euro për kapitenin e “Topçinjve”, ndërkohë që Venger kërkon mbi 35 milionë. Të hënën do të jetë një takim vendimtar mes palëve për këtë çështje, ndërsa vetë Fabregas duket se e ka bindur më në fund Venger që t’i japë leje për t’u transferuar te klubi i vendlindjes së tij.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)