Formula 1, Fetel i frikshëm, pole-position edhe në Kanada
KANADA- Sebastian Fetel nuk ka përmbysur asnjë parashikim, duke marrë sërish pole-positionin në Çmimin e Madh të Kanadasë. Piloti kampion bote në fuqi është konfirmuar si një tiran i këtij kampionati, duke i vënë në rresht të gjithë rivalët e tij.
Forca e makinës Red Bull, të paktën për momentin, duket e papërballueshme për njëvendëshet e tjera. Në Kanada megjithatë, kemi parë një rizgjim të Ferrarit, që ka zënë vendin e dytë dhe të tretë, me Fernando Alonson dhe Felipe Masën. Optimizmi i drejtuesve të skuderisë italiane përpara kësaj gare ka qenë i justifikuar, pasi kokëkuqja ka treguar përmirësime të dukshme.
Në vend të katërt është renditur piloti tjetër i Red Bull Mark Veber, ndërsa pas tij Ljuis Hamilton me MekLaren. Tetëshja e parë mbyllet me Niko Rozberg, Baton dhe Shumaker. Gara për Çmimin e Madh të Kanadasë do të zhvillohet të dielën në orën 19 me orën shqiptare. Pas 6 garave të para, Sebastian Fetel kryeson renditjen e Botërorit të Formula 1 me 143 pikë, i ndjekur nga Ljuis Hamilton me 85 dhe Mark Veber me 79.
(e.m/A.Latifi/BAlkanWeb)