Gostivar, shkon në dasmë, plagoset me plumb kosovari
Autori i Lajmit: red.
Për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi një dasmë, e cila po bëhej në fshatin Çegran të Gostivarit në Maqedoni. Teksa ndodheshin në ambientin festiv, një nga dasmorët mbeti i plagosur, pasi u godit me plumb në këmbë. Menjëherë ai është dërguar në spital ku bluzat e bardha arritën të qetësonin gjendjen e tij.
Për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi një dasmë, e cila po bëhej në fshatin Çegran të Gostivarit në Maqedoni. Organizatorët e saj kishin marrë të gjitha masat që dasma të bëhej siç duhet, duke respektuar edhe traditat popullore. Por teksa ndodheshin në ambientin festiv një nga dasmorët mbeti i plagosur, pasi u godit me plumb në këmbë. I.Vokri, 56 vjeç dhe me shtetësi kosovare, ka qenë së bashku me dasmorët e tjerë teksa janë dëgjuar të shtëna armësh. Mirëpo në këtë rast plumbat, të cilët duhet të kishin fluturuar në ajër, kanë përfunduar në këmbën e kosovarit, që ka rënë menjëherë përtokë pa ndjenja. Dasmorët e tjerë, të cilët kanë parë këto skena, janë tmerruar nga gjaku i rrjedhur në lokal dhe nga të shtënat. Megjithatë, ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën, e cila ka dërguar në spital dasmorin e plagosur. Bluzat e bardha i kanë dhënë ndihmën mjekësore duke sjellë përmirësimin e gjendjes së tij. Njësia rajonale e Ministrisë së Brendshme tha se po heton motivet se si ka ndodhur plagosja. Në Maqedoni, gjatë dy muajve të fundit nga të shtënat e armëve nëpër dasma dhe gazmende të ndryshme, ka pasur disa persona të lënduar dhe është prishur rendi dhe qetësia.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008