Cërvenkovski, të mërkurën do të nënshkruajë ligjin e gjuhëve
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, do të nënshkruajë të mërkurën dekretin për hyrjen në fuqi të ligjit të përdorimit të gjuhëve, bëjnë të ditur sot nga kabineti i Presidentit të Maqedonisë. "Ligji u miratua për herë të dytë në Parlamentin e Maqedonisë në pajtim me procedurën juridiko-kushtetuese, pas njoftimit paraprak me shkrim nga Presidenti. Në bazë të kësaj, Presidenti ka vendosur që të mërkurën, ditën e parë të punës pas mbarimit të pushimit vjetor, ta nënshkruajë dekretin për hyrjen në fuqi të këtij ligji",- thuhet në kumtesën e kabinetit të Presidentit. Sipas kumtesës, ligjet për marrëdhëniet e punës, lobimin, avokaturën, shpronësimin dhe energjetikën, u miratuan për herë të dytë në Parlament "në kundërshtim me procedurën, pa marrë paraprakisht njoftimin me shkrim nga Presidenti" dhe për këtë arsye ai nuk do t i nënshkruajë dekretet për hyrjen e tyre në fuqi. Për të kapërcyer gjendjen e krijuar, Cërvenkovski i ka propozuar kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, që pesë ligjet e diskutuara të shqyrtohen përsëri në seancën e parë të rregullt. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në koalicionin qeverisës e ka vlerësuar Ligjin e përdorimit të gjuhëve, të miratuar në fund të korrikut nga Parlamenti i Maqedonisë. Sipas BDI-së, "ky ligj përbën bazën juridike të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni". Nga ana tjetër, përfaqësues të Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë (PDSH, në opozitë), kanë deklaruar se ligji i përdorimit të gjuhëve "nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe" dhe se ai "bie ndesh me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën".
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008