Ahmeti: “Cërvenkovski e Gruevksi të bashkëpunojnë”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti, deklaroi se nuk dëshiron të jetë pjesë e konfliktit të fundit midis Presidentit dhe Kryeministrit në Maqedoni. "Nuk dua të jem pjesë e këtyre kontradiktave, sigurisht që nuk do të dëshiroja që të kishte kontradikta të theksuara në mes të institucionit kryeministër dhe kryetar shteti, por megjithatë gjëra të tilla ndodhin jo vetëm këtu tek ne, ndodhin edhe në vende tjera, kjo është pjesë e demokracisë ku shfaqen mendime edhe të kundërta, por besoj se për interesat e shtetit, për interesat madhore do të arrihet mirëkuptim mes këtyre dy institucioneve", - deklaroi Ahmeti. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i bëri thirrje PDSH, si parti opozitare, që të kthehet në Parlament, për të dhënë kontributin e saj për të zgjidhur çështjet e hapura të shqiptarëve. Ahmeti paralajmëroi se shumë shpejt do të miratohet ligji për përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së.
"Është çështje kohe se kur do të vihet për zgjidhje edhe zgjidhja e statusit legal të të gjithë të dëmtuarve nga lufta e vitit 2001. Mendoj që këto hapa pozitivë do të ndiqen edhe më tej me veprime konkrete ", - deklaroi Ahmeti.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008