E Shtunë, 31 Tetor 2026

"ArtKontakt 08", zgjedh kalanë e Lëkurësit

Autori i Lajmit: red.
Kalaja e Lëkurësit, do të jetë këtë vit arena ku do të zhvillohet festivali "ArtKontakt 08", i cili do të përmbajë art, video dokumentar, spektakël, muzikë, danc modern, lexime poetike aktoriale si dhe debat kulturor. Gjatë këtij edicioni do të diskutohet mbi ripërdorimin e kështjellave, dhe përvojat evropiane në këtë drejtim, si dhe shkëmbim përvojash dhe idesh mbi praktikat artistike bashkëkohore. Për dy ditë, më 27 dhe 28 gusht kalaja që dominon pamjen e qytetit të Sarandës do të gjallërojë nga aktiviteti krijues i artistëve të ftuar. Sipas drejtorit Andi Tepelena, ishte menduar që ashtu si vitin e kaluar, ky festival arti të realizohej sërish në kalanë e Porto Palermos, e cila nga një zonë ku hija e luftës ndihej gjithandej, u vu në shërbim të artit dhe komunikimit. Edhe pse një gjë e tillë nuk u bë e mundur këtë vit, megjithë spostimin dhe kompleksitetin që krijoi në aspektin organizitiv, gjithsesi një eveniment i tillë po organizohet në një tjetër hapësirë kulturore prestigjoze, siç është kalaja e Lëkurësit. Pjesëmarrja pritet të jetë e gjerë me ardhjen e 50 artistëve, shqiptarë dhe të huaj, kryesisht të rinj. Ndër emrat e artistëve të afirmuar mund të përmendim Robert Aliaj, Aldo Aliprandi, Arben Bajo, Nensi Bego. Një prej qëllimeve të këtij aktiviteti është hyrja në rrjetin kulturor mesdhetar, që synon, promovimin e pasurisë kulturore nëpërmjet gjuhës së artit avangard.

Historia
ArtKontakt ka lindur si një iniciativë e një grupi studentësh shqiptarë dhe venecianë, për të promovuar imazhin e Shqipërisë në Venecia të vitit 2001, një ide që u zgjerua duke vijuar me edicione të tjera, ku u trajtuan tema kulturore të vendeve të Ballkanit. Po në 2005, ishte organizimi i pavijonit shqiptar, për herë të parë në Bienalen e Venecias, nga ArtKontakt. Më pas ky aktivitet ka vijuar në Shkodër, Tiranë, Porto Palermo, Gjirokastër dhe aktualisht është ndalur në Sarandë. Një prej qëllimeve të këtij aktiviteti është hyrja në rrjetin kulturor mesdhetar, që synon, promovimin e pasurisë kulturore nëpërmjet gjuhës së artit avangard. Ishte menduar që ashtu si vitin e kaluar, ky festival arti, të realizohej sërish në kalanë e Porto Palermos, e cila nga një zonë ku hija e luftës ndihej gjithandej, u vu në shërbim të artit dhe komunikimit. Edhe pse një gjë e tillë nuk u bë e mundur këtë vit, megjithë spostimin dhe kompleksitetin që krijoi në aspektin organizitiv, drejtori i ArtKontaktit, Andi Tepelena, shprehet i kënaqur që një eveniment i tillë po organizohet në një tjetër hapësirë kulturore prestigjoze, siç është kalaja e Lëkursit. Pjesëmarrja pritet të jetë e gjerë rreth 50 artistë, shqiptarë dhe të huaj, kryesisht të rinj. Ndër emrat e artistëve të afirmuar mund të përmendim, Robert Aliaj, Aldo Aliprandi, Arben Bajo, Nensi Bego.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›