Maqedoni, policia zbulon 1200 rrënjë marihuanë
Autori i Lajmit: red.
Policia e Tetovës zbuloi sot dhe shkatërroi rreth 1 200 rrënjë marihuanë. Parcela ku ishin mbjellë këto bimë gjendet në anë të rrugës lokale që lidh fshatrat Leshkë dhe Ratajë.
"Pas të dhënave operative që kishte marrë, Sektori i punëve të brendshme në Tetovë zbuloi rreth 1200 rrënjë kanabis sativa",- bëri të ditur Marjan Josifovski, zëdhënës i këtij sektori. Droga e gjetur u shkatërrua në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Tani policia e Tetovës po punon për të gjetur pronarin e parcelës, ndaj të cilit parashikohen masa ligjore.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008