E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gottfried Benn: Nuk mund të jetë zi

Për herë të parë vjen në shqip një nga poetët më të mëdhenj gjermanë të shekullit 20 Gottfried Benn. Në botimin dy gjuhësh gjermanisht-shqip "Nuk mund të jetë zi" dy shqipëruesit Ardian Klosi dhe Edvin Cami janë përpjekur të japin në mënyrë sa më besnike filozofinë e poetit, bashkë me ritmet dhe muzikalitetin e origjinalit.


Në vitin 2008 Shoqata kulturore gjermano-shqiptare "Robert Schwartz -i" zhvilloi konkursin Gottfried Benn. Përkthyes të rinj të poezisë paraqitën në shqip disa nga tekstet më të njohura të këtij poeti. Në Prill dhe në Shtator të vitit të kaluar u zhvilluan edhe dy shfaqje me poezi të Bennit.


Nesër, 12 Nëntor në orën 18.00 në Teatrin e Metropolit, prezantohet vëllimi i ri dygjuhësh shqip-gjermanisht. Për ta kthyer këtë prezantim në një mbrëmje kushtuar poezisë së gjuhës gjermane, publiku do mund të dëgjojë jo vetëm poezi të Benn-it, po gjithashtu shqipërime nga Heine, Rilke, Brecht etj. si dhe këngë të "Operës për tre grosh" interpretuar nga Gentian Rushi (piano) dhe Olsa Papandili (vokal).

Shqipëri-Mal i zi, marrëveshje për kulturën dhe artet


Ministria e Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi kulturor me Ministrinë e Kulturës, Sporteve dhe Medias të Malit të Zi.


Kjo marrëveshje, ka si qëllim të institucionalizojë dhe zhvillojë bashkëpunimin mes dy vendeve në lëmin e kulturës, arteve, sporteve dhe medias përmes veprimtarive kulturore dhe në funksion të ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave të trashëgimisë kulturore.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, zoti Ferdinand Xhaferri dhe homologu i tij i malazez, Branislav Miçunovi.


Nisma për rinovimin dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë bashkëpunimi është marrë nga pala shqiptare, e cila, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ka parashtruar kërkesën që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë dhe Ministrit të Kulturës, Sporteve dhe Medias të Republikës së Malit të Zi, me rastin e vizitës së këtij të sotme në Tiranë.


Marrëveshja u nënshkrua për periudhën 2009-2012. Fushat më të afërta të arteve që ajo mbulon janë kryesisht muzika, kultura e shkruar, trashëgimia kulturore si dhe bashkëpunimi në fushën e kinematografisë. Marrëveshja në fjalë nuk përmban dispozita financiare dhe ka një kohëzgjatje prej katër vitesh.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›