E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohen pasuritë e Lul Berishës

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi sekuestrimin e pasurive të Lulzim Berishës dhe familjarëve të tij të ngushtë

APELI

Vendimi i Apelit, ishte i ndryshëm nga ai i Shkallës së Parë që sekuestronte vetëm pasuritë e të pandehurit

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në kryeqytet, vendosi konfiskimin e pasurisë së regjistruar në emër të të akuzuarit si kreu i "bandës" së Durrësit, Lulëzim Berisha, si dhe pjesëtarëve të ngushtë të familjes së tij.

Në vendimin e dhënë fundjavën e kaluar, Gjykata e Apelit, pasi mori në shqyrtim ankimin e prokurorisë për konfiskimin e pronave të Lulëzim Berishës, vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Kjo e fundit kishte konfiskuar vetëm pronat që ishin të regjistruara në emër të të pandehurit Lulëzim Berisha dhe jo të atyre të regjistruara në emër të pjesëtarëve të ngushtë të familjes së tij.

Sipas vendimit të Shkallës së Parë, të pandehurit Lulëzim Berisha iu konfiskuan vetëm rreth 1900 metër katror tokë që ndodhej në territorin e ish-Ndërmarrjes Bujqësore (NB) Frutore të Durrësit, e blerë nga i pandehuri gjatë viteve 2003 - 2005. Ndërkohë, pas ankimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, togat e zeza të Gjykatës së Apelit vendosën të pranojnë kërkesën e organit të akuzës dhe vendosën konfiskimin e të gjithë pasurisë së verifikuar nga prokuroria që rezulton në emër të Lul Berishës dhe pjesëtarëve të ngushtë të familjes së tij.

Në këtë vendim, urdhërohet konfiskimi i rreth 1900 metër katror truall në territorin e ish-N.B.Frutore në Durrës, e cila është regjistruar në emër të Lulëzim Berishës, si dhe rreth 1500 metra katror tokë në fshatin Shkallnuer të Durrësit në emër të bashkëshortes së të pandehurit. Po kështu u vendos edhe konfiskimi edhe i 25 përqindëshit të sipërfaqes së objektit që po ndërtohet mbi pronën e motrës së të pandehurit që kap shifrën e rreth 3500 metër katror.

Kjo sipërfaqe e këtij objekti ka në përbërje të tij, 33 apartamente, 23 garazhe automjetesh, si dhe 600 metër katror dyqane. Po në këtë vendim, cilësohet kalimi në pronësi të shtetit edhe e një autoveture fuoristradë e markës "BMË X5" e familjes së të pandehurit.

Të gjithë këto prona dhe pasuri, sipas vendimit, ndodhen në qytetin e Durrësit janë blerë e siguruar nga i pandehuri dhe familja e tij. Procesi gjyqësor në lidhje me konfiskimin e pasurive të Berishës, i cilësuar nga Prokuroria si drejtuesi i bandës që ka pasur aktivitetin e saj kriminal në qytetin e Durrësit, nisi gjatë këtij viti. Prokuroria kishte kërkuar konfiskimin e këtyre pasurive ndërsa më parë ato ishin sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në gjykatën e Krimeve të Rënda ende vazhdon procesi ndaj bandës

Paralelisht me këtë proces në mënyrë të pavarur nga njëri- tjetri, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda ka vazhduar edhe procesi penal në ngarkim të të pandehurit Lulëzim Berisha dhe 15 shokëve të tij, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale, që nga krijimi i organizatës kriminale, vrasjeve të ndryshme, rrëmbim personi e deri te armbëmbajtja pa leje.

Të gjitha këto akuza, sipas prokurorisë, janë zbardhur me ndihmën e të penduarit të kësaj dosjeje Adriatik Coli, i cili prej shumë vitesh ka qenë pjesë e kësaj "bande". Për disa javë rresht Coli ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet, ku ai ka radhitur në mënyrë të një pas njëshme krimet e kryera sipas tij nga banda dhe anëtarë të saj.

Ndërsa i penduari Coli, ka vijuar dëshminë, ku mbrojtësit ligjorë dhe vetë të pandehurit kanë pretenduar në mënyrë të vazhdueshme se i pandehuri Coli është manipuluar nga prokuroria dhe gënjen gjykatën. Këtë reagim, avokatët dhe anëtarët e akuzuar të "bandës" e shprehën edhe dy ditë më parë, gjatë pyetjes së dëshmitarit kryesor të prokurorisë nga avokatët e të pandehurve.

PASURITË E KONFISKUARA
LULZIM BERISHA

Pasuria "Are", 6000 m2, në ish-N.B.Frutore Durrës, e blerë nga Lulëzim Berisha me datë 08.02.2005
Pasuria "Are", 9000 m2, në ish-N.B.Frutore Durrës, e blerë nga Lulëzim Berisha me datë 27.12.2003 .
Pasuria "Are", 4000 m2, në ish-N.B.Frutore Durrës, e blerë nga Lulëzim Berisha me date 26.12.2003 .

VALBONA BERISHA

Pasuria "Ullishte", 1500 m2, në fshatin Shkallnuer të rrethit Durrës, e blere nga shtetasja Valbona Berisha me date 23.03.2004

LULJETA BERISHA

Konfiskuar 25 % e objektit të ndërtuar mbi pasurinë 3300 m 2, në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit

NE KULLEN VERIORE;

Apartament banimit, me sipërfaqe 84.5 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 112 m 2.

Apartament banimit, me sipërfaqe 117 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 84.5 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 112 m 2.

NË KULLËN QENDRORE

Apartament banimit, me sipërfaqe 127 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 68 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 68 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 68 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 117 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 51 m 2.

NË KULLËN JUGORE

Apartament banimit, me sipërfaqe 124 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 124 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 124 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 112 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 84.5 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 117 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 84.5 m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 112m 2.

Apartament banimit, me sipërfaqe 117m 2.
Apartament banimit, me sipërfaqe 84.5 m 2.
Dyqan me sipërfaqe prej 600 m 2,
23 garazhe ttë ndryshme autojetesh
Automjet i fuoristradë, marka "BMË" X5 me targa DR 4500 D,
Konfiskimin i sipërfaqes prej 234 m2 e quajtur me emrin "Kaldaja"

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›