E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gotze mund ta lë Dortmundin

Mario Gotze nuk e përjashton mundësinë që të largohet nga Borussia Dortmund.

Talenti gjerman, i cili ka kontratë deri në vitin 2014 me kampionin gjerman, po shikon mundësi tjera.

“Është e vërtetë se e kam elaboruar një plan me këshilltarin tim dhe ky plan parasheh që unë të luaj rregullisht në Ligën e Kampionëve. Ky është objektivi im dhe është mjaft i rëndësishëm për mua. Mirëpo, askush nuk e di se çka do të ndodh në muajt apo vitet e ardhshme. Ka shumë të panjohura si forma fizike, skuadra, rezultatet. Kush mund ta dijë nëse mund të përfundojmë në njërin nga katër vendet e para sivjet? Ose nëse unë nuk do të ndihem mirë ose do ta humb formën?”, përfundoi 19 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›