E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria ka pranuar planin e Ligës Arabe?

Televizioni sirian njoftoi se Damasku ka rënë dakord me një plan e të Ligës Arabe, për t’i dhënë fund shtypjes me dhunë të protestave të opozitës kundër sundimit 11-vjeçar të presidentit Bashar Al Assad.

Në një njoftim, televizioni shtetëror sirian tha se Damasku do ta njoftojë zyrtarisht pranimin e planit në zyrat e Ligës Arabe në Kajro.

Plani i bën thirrje qeverisë siriane t’i tërheqë forcat e sigurisë nga rrugët, t’i japë fund dhunës nga forcat pro-qeveritare kundër civilëve dhe të fillojë dialogun me opozitën siriane në Kajro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›