E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gotze vazhdon me Dortmundin

Mario Gotze ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në Borussia Dortmund. Mesfushori gjerman u dha fund spekulimeve për një largim të mundshëm gjatë verës, duke e vendosur të zezën mbi të bardhë deri në qershor të vitit 2016.

“Të gjithë e dinë se në Dortmund ndihem mirë. Dëshiroj të jem pjesë e ngritjes së kësaj skuadre”, ka thënë 19 vjeçari, i cili kërkohej nga disa klube evropiane.

Kontrata aktuale e përfaqësuesit gjerman skadonte në vitin 2014. Me Dortmundin, Gotze u shpall kampion i Gjermanisë, sezonin që shkoi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›