Konkurs për Qemalin, Zogun e Prishtinën

Pas përfundimit të konkursit për logon e remtave kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë, si dhe atij për monumentin e Pavarësisë së Shqipërisë, artistët shqiptarë do të mund t’i dorëzojnë bocetat e tyre për një, ose për që të tri këto figura historike.
Afati përfundimtar i dorëzimit të bocetave është data 15 maj, ndërkaq ato duhet të dorëzohen në GKA.
Ndryshe, këto monumente do të kenë tri elementë bazë: shtatoren, bazamentin dhe mbishkrimin me të dhënat e figurës historike; pra, emrin titullin, datën e lindjes dhe atë të vdekjes.
Sipas Ministrisë, bocetat që marrin pjesë në konkurs duhet të jenë të punuara enkas për këtë konkurs, gjegjësisht të mos kenë qenë paraqitur në asnjë konkurs të deritanishëm. Pas dorëzimin të boceteve juria do të bëjë përzgjedhjen e fituesve, jo më larg se më 13 maj. Një ditë pas shpalljes së fituesve (gjegjësisht deri më 17 maj), do të bëhet ekspozimi i bocetave fituesve për opinion e gjerë, në hapësirat e GKA’së.
Të tri shtatoret (e Ismail Qemalit, Ahmet Zogut I, dhe Hasan Prishtinës) duhet të kenë një lartësi deri në 3 metra, gjerësia e bazamentit ndërkaq varet nga kompozicioni që do ta paraqesë artisti për shtatoren respektive. Mbishkrimi është pjesë e shtatores, ndërkohë që vendi dhe përmasat e tij do të përcaktohen në bazë të idesë së bocetës fituese, të miratuar nga juria.
Konkursi për ndërtimin e tri monumenteve kushtuar këtyre tri figurave historike bëhet në kuadër të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.