Gourcuff zgjidhet futbollisti më i mirë francez
"France Football" ka shpallur Yoann Gourcuff si Futbollistn më të Mirë Francez për vitin e kaluar, ndërsa Laurent Blanc ka marrë shpërblimin e trajnerit më të mirë.
Pas një sezoni të shkëlqyeshëm për Bordeaux gjatë të cilit ky ekip fitoi kampionatin francez dhe pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në sezonin e ri ku Joan Gourcuff ishte lider, kanë ardhur edhe shpërblimet për këtë klub.
Revista "France Football", e cila ndan shpërblimin e famshëm Topi i Artë, sot ka bërë të ditur se Joan Gourcuff është zgjedhur futbollisti më i mirë francez për vitin 2009. Gourcuff ka lënë prapa vetes yjet si Nicolas Anelka, Thierry Henry dhe Frank Ribery.
"France Football" ka shpërblyer edhe trajnerin e Bordeaux, Laurent Blanc, i cili fitoi çmimin trajneri më i mirë francez për vitin 2009. Blanc ka mbledhur 112 pikë nga votat e gazetarëve, duke lënë prapa vetes trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.