E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet sërish euro në tregun valutor

Një euro është shkëmbyer sot me rreth 140 lekë. Pas disa javëve të qëndrueshme leku ka humbur pikë kundrejt euros.
Në tregun e këmbimit valutor është vënë re një luhatje e shpeshtë e vlerës së lekut dhe të euros.Tregtarët shprehen se vlera e lekut ka qenë e qëndrueshme por vetëm ditët e fundit ajo ka ndryshuar disa herë.
Vetëm para një muaji forcimi i euros shkaktoi mjaft debate pasi sipas specilaistëve kjo mund të ndikonte në ekonominë tonë.Megjithatë tashmë duket se ky moment ka kaluar dhe luhatjet e vlerës së euros konsiderohen si dicka normale për një treg të këmbimit valutor.
Vlerësimi i euros kundrejt lekut sipas tregtarve ndikohet edhe për faktin e forcimit të euros në botë edhe kundrejt dollarit.Ndërkohë që edhe në tregun tonë valutor dollari ka pësuar ulje.Kështu një dollar është shkëmbyer sot me dy pikë më pak se dy ditë më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›