E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ ndan kohën televizive për partitë, PD dhe PS dominojnë me 60 %

KQZ, thirrje partive të plotësojnë listat sipas ligjit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi dje vendimin Për kohën e transmetimit për partitë politike në Televizionin Publik, ku dy partitë e mëdha, PD dhe PS dominojnë me rreth 60 % të gjithë tërësinë e kohës në dispozicion të fushatës në Televizioni Publik Shqiptar. PD dhe PS që kanë marrë më shumë se 20% për qind të vendeve në Kuvend, përfitojnë një kohë transmetimi në TV publik prej 60 min. secila. Ndërsa partitë që kanë nën 20 % përfitojnë 30 min kohë transmetimi. Në mbështetje të Kodit Zgjedhor (neni 81, pika 1) në minutazhin politik të edicioneve informative, Televizioni Publik është i detyruar të zbatojë raporte kohore të barabarta për të gjitha partitë parlamentare, që në zgjedhjet e fundit për Kuvendin kanë marrë deri në 20% të vendeve në Kuvend. Sipas vendimit të miratuar, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, që kanë marrë më shumë se 20% për qind të vendeve në Kuvend, përfitojnë një kohë transmetimi në TV publik prej 60 minutash gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale. Ndërsa partitë parlamentare, që kanë nën 20 % të vendeve në parlament, përfitojnë 30 minuta kohë transmetimi në TV Publik. Në grupin e këtyre partive bëjnë pjesë PR, PSD, LSI, PAA, PAD, PBDNJ, PDK, PDS, PBL. Të gjitha partitë e tjera, që konkurrojnë në zgjedhjet e 28 qershorit dhe janë jashtë parlamentit, përfitojnë një kohë televizive transmetimi prej 10 minutash, si Partia Konservatore, Partia Komuniste, Balli Kombëtar, G 99, Balli Kombëtar Demokrat, etj. Veç të tjerave në mbledhje u diskua edhe mbi listat e partive politike, për shkeljet e kodit zgjedhorë dhe për masat që do të merren ndaj tyre.

KQZ, thirrje partive të plotësojnë listat sipas ligjit
 Kështu, pas shkeljes së ligjit zgjedhor për përfaqësimin e grave në kuotën 30 % në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit, gjatë mbledhjes së djeshme, Komisioni Qendrorë i Zgjedhje u bën thirrje partive të riparojnë dhe të riformulojnë listat deri më datë 27 maj të këtij muaji. Kështu, KQZ-ja vendosi të mos miratojë asnjë prej listave nga partitë politike në çdo qark, në rast se në vetëm njërën prej tyre do të ketë probleme në lidhje me barazinë gjinore në lista. Para se të arrihej në këtë vendim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë në një debat të gjatë në ditën e djeshme për këtë çështje, pa mundur që të gjejë një zgjedhje të mesme. Kjo pasi përfaqësuesit e majtë dhe më konkretisht, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, ka kërkuar që listat të miratohen sipas praktikës së parashikuar edhe nga administrata, pra, fillimisht për çdo qark dhe në fund për të gjitha qarqet së bashku. Ndërkohë, gjatë mbledhjes reagoj edhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genci Gjoçaj, cili shprehu pakënaqësi që qëndrimin e KQZ, si një qëndrim i njëanshëm. Ndërsa përfaqësuesi i PD-s, Njazi Kosovrasti u shpreh se Partia Demokratike ka nisur punën për përmirësimin e listave zgjedhore në ato qarqe, ku KQZ-ja ka konstatuar shkelje të kodit zgjedhorë për përfshirjen në kuotën 30 %, por, sipas tij, është e pakuptimtë që listat e qarqeve të miratohen të veçuara dhe më pas në tërësi. Këtij mendimi i është bashkuar edhe përfaqësuesi socialist, Gjonçaj, i cili ka akuzuar KQZ-në se në mënyrë të qëllimshme po linte hapur listat e kandidatëve, në mënyrë që krerët e partive të bënin ndryshime në to sa herë që të donin. Ai akuzoi kryetarin e KQZ-s, Arben Ristanin se nuk bën politikën e KQZ-së, por të PD-së, duke e paralajmëruar mos pjesëmarrjen në KQZ. Sipas Ristanit, parregullsitë në lista mund të krijojnë precedent pasi vetëm dje, nga 8 forca politike që u morën në shqyrtim, vetëm njëra prej tyre nuk kishte probleme, ndërsa listat e shtatë të tjerave kishin mangësi të mëdha. Megjithatë, liderët e partive politike do të kenë mundësi që deri në datën 27 maj të ndryshojnë listat shumemërore të kandidatëve për deputetë. Ndërkohë mësohet se pas konstatimit të shkeljeve ligjore dhe pas kthimit të listave nga ana e KQZ-së, partitë politike kanë nisur të riparojnë gabimet për ndryshimin e listave shumëemërore në 7 qarqet ku nuk e kishin plotësuar këtë kriter. Kështu Partia Socialiste, ende pa kaluar listat për diskutim në Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit, ku përfaqësimi i gjinisë femërore ishte në nivele shumë të ulëta, aq më tepër në 30 %. Pas konstatimit të një problemi të tjetër me listat e kandidatëve për deputetë, edhe Partia Demokratike, ka nisur rregullimin e listave për të respektuar ligjin zgjedhor, duke respektuar më së fundmi detyrimin për të pasur 30 % të kandidatëve për deputetë në gjininë femërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›