E Diel, 1 Nëntor 2026

Nefropatia diabetike, kurat mjekësore për trajtim



Nefropatia diabetike është komplikim mikrovaskular i sëmundjes dibetes mellitus-insulinvartës dhe joinsulinovartës, që paraqitet apo manifestohet me proteinuri, krahas me komplikimet e tjera si retinopatia apo hipertensioni, pa ITU, sëmundje të tjera të veshkave, sëmundjet e zemrës, sëmundjet sistemike. Nefropatia diabetike nuk paraqitet tek të gjithë të sëmurët me diabet, incidenca e paraqitjes së kësaj sëmundjeje varion nga 10-50%. Në aspektin klinik nefropatia diabetike paraqitet me proteinuri persistente gjatë 24 orëve (0,5 gr).

Komplikimet

Niveli lartë i sheqerit në gjak shkakton komplikacione dhe sulme të mëdha në tërë organizmin. Komplikacionet e përgjithshme - sëmundjes e zemrës, veshkave, çrregullimet nervore, çrregullimet e të parit, ose verbimi, impotenca dhe amputimi. Mund të themi se nefropatia diabetike si komplikim i rëndë është njëkohësisht edhe vdekshmëria më e lartë e sëmundjes së sheqerit.

Epidemiologjia:

Nefropatia diabetike, sot në gjithë botën, pothuajse është shkaktari më i shpeshtë i pamjaftueshmërisë kronike të veshkave (PKV). Sëmundja rritet me rritjen e jetëgjatësisë. Në 10 vitet e para të diabetit është e rrallë ndërlikueshmëria diabetike, pas kësaj incidenca, maksimumi arrihet pas 20 vjetësh, kurse rrallë paraqitet pas 35 vjetëve me sëmundje. Dhe, më tepër atakon pacientët me diabet tip 1 ose atë tip 2, megjithëse tip 2 është i shprehur te 90% e të sëmurëve.

Të dhënat

Sipas disa autorëve, në qoftë se diabeti tip 1 (IVD) zgjat 20-25 vjet, mundësia e paraqitjes së nefropatisë diabetike është 21%. Më vonë incidenca (prekshmëria) ulet, në qoftë se sëmundja diabetike zgjat 40 vjet, nefropatia diabetike paraqitet 10%. Zakonisht, rastet e para të këtij lloji të sëmundjes diabetike paraqiten pas 5 viteve të pranisë së diabetit tip 1 (IVD). Vetëm 4% tek të sëmurët zhvillohet nefropatia diabetike. Është e rëndësishme të theksohet se te diabetikët që vuajnë mbi 35 vjet, vetëm 4% diagnostifikohen si nefropati diabetike (20). Në numrin e të ekzaminuarve (meshkujve dhe femrave) të hulumtuara me dekada, në 40 e më tepër vjet, është vërtetuar se prekshmëria te meshkujt është 46%, ndërsa te femrat 32%. Pothuajse ndryshime të njëjta janë vërtetuar edhe te një komplikim tjetër: retinopatia proliferative. Në zhvillimin e nefropatisë diabetike, rol të rëndësishëm luan edhe mosha e të sëmurit. Prekshmëria më e theksuar paraqitet në moshën 11-20 vjeçe, kurse grupmoshat e tjera kanë prekshmërinë më të vogël.

Etipopatogjeneza

Nefropatia diabetike është një komplikim i rëndë, të cilin e takojmë tek diabetikët, edhe atë në formë të pamjaftueshmërisë akute dhe kronike të veshkave. Zakonisht paraqitet në formë klasike, duke atakuar sistemin mikrokrovaskular në përgjithësi dhe në nefropatitë diabetike në veçanti. Është vërtetuar, në bazë të punimeve në shumë qendra botërore, se faktorët etiopatogjenetik në paraqitjen e nefropative tek diabetikët janë faktori gjenetik, hiperglikemia, trakti polial, abnormaliteti biokimik i matriksit ekstracelular etj.

Faktorët gjenetikë

Në zhvillimin e nefropatisë diabetike, autorët kanë vërtetuar se tek binjakët me IVD është paraqitur edhe diabeti tjetër me mundësi të komplikimit të nefropatisë, 80%. Në qoftë se njëri ka IVD pa komplikime në veshka, edhe tjetri fëmijë ka gjasa që veshkat të preken në 17% të rasteve. Edhe në rastet me IJD, në qoftë se të dy prindërit vuajnë nga diabeti, mundësia e paraqitjes së diabetit dhe nefropatisë është 40%. Në qoftë se vetëm njëri prind vuan prej diabetit me nefropati të zhvilluar, 30% të fëmijëve atakohen nga diabeti me nefropati të zhvilluar.

Çrregullimi i lipoideve

Çrregullimi i kolesterolit, triglicerideve është karakteristikë tek diabetikët, të cilët më vonë zhvillojnë mikroalbuminourinë, ku atakohet sistemi kardiovaskular. Këta të sëmurë kanë ndryshime specifike vaskulare në veshka, të cilat karakterizohen si nefropati diabetike. Rritet reapsobcioni i natriumit. Në masë të madhe dëmtohet sistemi glomerular, tubular, si dhe komprometohet vaskulariteti i veshkave; mikroalbuminuria është perzistente në diabetikët nefropatik.

Hipertensioni

Tek të sëmurët me ND zakonisht akuzohet një hipertension, i cili e përkeqëson funksionin e veshkës dhe mendohet se vjen si pasojë e rritjes së vëllimit. Në tubula rritet glikemia e cila stimulon rritjen e Na. Indikaciont për biopsi të veshkës te ND janë: proteinouria e hershme, mikrohematouria perzistente, mungesa e retinopatisë, insuficienca progresive.

Hiperglikemia

Glikemia e lartë është faktor i padiskutueshëm, por jo edhe i domosdoshëm në çrregullimin e veshkave, dëmtimin e membranës bazale vaskulare. Të gjithë diabetikët nuk kanë dëmtime të veshkave. Paraqitja e dëmtimeve renale ndryshon prej diabetikut në tjetrin. Mënyra se si hiperglikemia dëmton vazat e gjakut është e ndryshme dhe mjaft e komplikuar, glikolizimi joenzimatik, sidomos i proteinave shkakton grumbullimin e elementeve të glikolizuara në glomerule, si dhe shtresimi i proteinave që qarkullojnë nga vazat e gjakut në sistemin mezenkimal. Gjithashtu, ky proces është i shoqëruar edhe me dëmtimin e ADN-së. I njëjti çrregullim nuk është identifikuar në individët me diabet të kontrolluar. Hiperlipidemia: Tek te sëmuret kemi edhe çrregullimin e të gjitha fraksioneve të kolesterolit, që favorizojnë glomerulosklerozën. Mikroalbuminuria: Stadiumi i dytë i çrregullimit të FG është ekskretimi i albuminave më tepër se sasia fiziologjike, por që edhe më tutje është e vogël për t’u zbuluar me test të zakonshëm.

Kalimi i proteinave nëpër membranën bazale varet nga madhësia e molekulës nga elektricitetet, forca hemodinamike e kapilarëve. Si shkaktar i humbjes së proteinave paraqitet humbja e elektricitetit negativ të membranës së glomerulëve etj. Njëri nga shkaktarët e mikroalbuminourisë llogaritet humbja e elektriciteteve negative të MG.

Stadet

Duke përcjellë ecurinë e zhvillimit, gjegjësisht manifestimit klinik të nefropatisë diabetike, mund të vërejmë ndryshime të llojllojshme, por njëkohësisht disa janë të qarta, kurse disa ndryshime të tjera janë diskrete dhe diagnozën mund ta përcaktojmë në bazë të analizave speciale (histopatologjike dhe analizave të tjera specifike). Stadi i hershëm i nefropatisë diabetike karakterizohet me çrregullimin në filtrimin gromerular dhe pastaj prezantohet mikroalbuminuria. Është vërtetuar se te diabetikët në 4% të rasteve veshkat i kanë të rritura në krahasim me të tjerët, të cilët nuk vuajnë nga diabeti i të njëjtës moshë dhe gjini. Stadi terminal - Përkeqësimi terminal i nefropatisë diabetike, në aspektin klinik karakterizohet me sindromin nefrotik, gjithashtu manifestohet edhe me çrregullime të tjera të veshkave. Shenjat dominante të çrregullimeve janë të lidhura me retensionin e lëngjeve, e si pasojë kemi paraqitjen e endemave në periudhën e hershme të sëmundjes nefropatike. Në numrin më të madh të diabetikëve, në stadin terminal të nefropatisë diabetike manifestohet edhe neuropatia periferike. Prania e neuropative periferike, e cila paraqitet edhe në sëmundjet e tjera të veshkave, që për stad terminal kanë insificuencë terminale, shkakton dëmtime serioze të anësive të poshtme; paraqitet sepsa, amputimi, si intervenim i detyruar, por edhe vdekja është e shpeshtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›