Goxhaj Do fitoj te gjitha padite gjyqesore

Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Altin Goxhaj hodhi poshtë përgënjeshtrimin e Ajola Xoxes për anullimin e kontratës së publikuar si provë për afera korruptive nga zyra e tij. Goxhe tha se edhe anullimi, sikurse lidhja e një kontrate, merr vlerë juridike vetëm kur nënshkruhet para noterit. Ai u shpreh i sigurtë se do të fitojë të 11 paditë që janë ngritur si reaksion ndaj akuzave të tij publike.
“Përgënjeshtrimi i Ajolës thotë se kjo është anulluar si porosi. Është emri I firmës, është emri i Ajolës. Çfarë mungon këtu? Këtu mungon ajo që quhet vlerë juridike. Mungon vula e noterit e cila e bën këtë marrëdhënie një nul juridikisht. Ajo është avokate, duhet t’I dijë këto gjëra. Ky dokument nuk njihet nga Drejtoria e Pastrimit të Parave pasi është pa vulë noteri. Do t’I kujtoj Ajolës: Unë jam Altin Goxhaj. Nuk jam dënuar kurrë në jetën time për shpifje, asnjëherë! Une jam në lufte me gjyqet e tyre, me gjyqet e PS, të Erion Veliajt, të shpurës së tyre dhe asnjë lloj vendim të formës së prerë nuk ka për mua sepse unë do t’i fitoj të gjitha ato gjyqe. Të gjitha, nga i pari tek i fundit. 11 gjyqet e mia do t’i fitoj” deklaron Goxhaj.