PD Mustafarj Rama shpif per fushaten e djathte
Partia Demokratike ka hedhur poshte deklaratat e selise roze sipas te cilave kryeministri Sali Berisha po perdor helikoptere per fushaten elektorale te 8 majit. Zedhenesja e Partise Demokratike Albana Mustafaraj tha se lajmet e shperndara nga zyra e Edi Rames jane vetem trillime.
“Nën panikun e dështimit të fushatës që ç’do ditë po i bie tavani, kryetari i PS-së Edi Rama, vazhdon si rrugë të vetme politikën e përbaltjes përmes shpifjes ndaj kundërshtarit. Dje ai akuzoi kryeministrin e vendit se po përdor mjete fluturuese në fushatën e tij. Me sa duket, zotit Rama, ngaqë zvarritet vetë, i duket sikur të tjerët fluturojnë. Partia Demokratike ju informon se Kryetari i saj dhe njëkohësisht Kryeministri i vendit, në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur helikopterë privatë apo shtetërorë që nga hapja e fushatës. Padyshim arsyeja e kësaj akuze të pavërtetë qëndron në axhendën intensive të takimeve entuziaste të kryeministrit dhe kryetarit të PD-së, z. Berisha, pas së cilës nuk qëndrojnë as helikopterë, as qilimë fluturues, por frymëzimi nga qytetarët dhe pritja e tyre” tha Mustafaraj.