E Diel, 1 Nëntor 2026

Goxhobelli: Regjistër i unifikuar kadastral dhe shërbime të automatizuara

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës prezantoi sot “Udhërrëfyesin për Digjitalizimin e Kadastrës”, një nismë që synon modernizimin e plotë të shërbimeve dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve dhe biznesit.

Sipas drejtoreshës së përgjithshme të ASHK-së, Lorena Goxhobelli, projekti vendos bazat për krijimin e një sistemi kadastral të plotë dhe të unifikuar në të gjithë vendin.

Nisma parashikon digjitalizimin e plotë të dokumentacionit të pronësisë, krijimin e një regjistri kadastral kombëtar, si dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe të automatizuara për qytetarët dhe bizneset.

Goxhobelli tha se, “gjithashtu synohet thjeshtimi i procedurave administrative dhe rritja e transparencës, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke lehtësuar aksesin në shërbimet kadastrale”.

Ky projekt është pjesë e Agjendës së Reformave 2024–2027 dhe synon modernizimin e mëtejshëm të administratës dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›