E Diel, 1 Nëntor 2026

Karakaçi: OSHEE ka investuar 32 milionë euro në 4 qarqe të veriut

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi sot në Kuvend se marrëveshja e financimit me Cassa Depositi e Prestiti parashikon një kredi të butë prej 35 milionë eurosh për modernizimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të vendit.

Sipas ministrit, projekti parashikon një program investimesh konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji, rritjen e sigurisë së rrjetit dhe reduktimin e ndërprerjeve dhe humbjeve teknike.

Investimi përfshin ndërhyrje në nënstacionet e Shëngjinit, Shkodrës dhe Fushë-Krujës, rehabilitimin e linjave të tensionit të mesëm dhe të ulët, si dhe instalimin e sistemeve të kontrollit në zonën e Shkodrës.

Ai bëri të ditur se përgjatë viteve 2023-2026 OSHEE ka investuar 32 milionë euro në 4 qarqet e veriut të vendit: Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër, ku përfitues janë mbi 200 mijë banorë dhe biznese.

Ministri shtoi se investimi do të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe privat në këto zona kryesisht në rajonin e Alpeve.

“Ne parashikojmë që vitin 2026 ta mbyllim me nivel humbjesh 16 % dhe nivel arkëtimesh 100% duke e vendosur situatën energjetike në pozita të shëndosha dhe zhvillimin e investimeve të reja”, përfundoi Karakaçi.

/e.xh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›