Gr. E, Holandë – Danimarkë 2-0

www.albania-sport.com - Një autogol komik i Simon Pulsen pa kaluar 30 sekonda nga pjesa e dytë i shoqëruar edhe një gol te realizuar nga Dirk Kajt pesë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt i siguruan Holandës fitoren 2-0 kundër Danimarkës në ndeshjen hapëse në grupin E.
Danimarka u tregua e barabartë në pjesën e parë me rivalët historikë europianë, në një fraksion loje pa shumë emocione në Johanesburg.
Minuta e 10-të ofroi Uesli Snajderin dhe Tomas Enovoldsenin të ezekutonin gjuajtjet e lira nga disanca, por dy lojtarët nuk arritën të kërcënonin portierët respektivë me “aftësitë” e topit “Jabulani”.
Shansi më i mirë në pjesën e parë ishte ai i minutës së 27-të kur Denis Romedahl krijoi një rast për Niklas Bendtnerit të pa markuar.
Në minutën e 33-të, Holanda mund të kishte marrë kryesimin, por krosimi i ulët i Kajtit u devijua nga një mbrojtës danez, dhe duke bërë rikoshete mbërriti te Xhon Heitinga, ky i fundit gjuajti mbi tranversë.
Por më pak se një minutë nga fillimi i pjesës së dytë, danezët orkestruan “vetvrasjen” e tyre, kur Simon Pulsen në përpjekje për të pastruar zonë nga një top i kthyer prapa nga shoku i tij i ekipit, Daniel Ejxhër i dhuroi holandezëve kryesimin.
Pulsen u kundërpërgjigj me disa iniciativa individuale për të shlyer gabimin përpara trajnerit të tij Morten Olsens, por danezët krijaun pak raste për të kërcënuar seriozisht “portokallinjtë” e Bert van Marvijk.
Me avantazhin e dhuruar, Holanda lëvizi më pak, duke pasur synim fitimin e ndeshjes dhe marrjen e tri pikëve, por për ta bërë të sigurt fitoren mendoi Dirk Kajti, i cili shfrutëzoi një top të ardhur nga zëvendësuesi Eljero Elia për të realizuar golin e dytë të Holandës pesë minuta përpara përfunimit të ndeshjes.
Edhe pse nuk ishte përformanca më bindëse e “Oranje”, ata e rritën përmasën e tyre gjatë ndeshjes, të ndekur nga bankina nga nën vështrimin e Arjen Robenit, ndërsa kamerat fokusuan në tribunën “VIP”, edhe presidentin e UEFA-s, Mishel Platini gjatë një bisedë shumë konfidenciale me ish-yllin francez, Zinedin Zidan.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 14 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili