Gr. E, Japoni – Kamerun 1-0

Japonia shkaktoi një “rrëmujë” të voglë në grupon E, ndërsa Keisuke Honda shënoi golin e vetëm në një ndeshje shumë të luftuar kundër Kamerunit.
Shanset ishin shumë të vogla në pjesën e parë, por Japonia ia doli të shkojë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e krijuar nga Honda në minutën e 39-të pas harkimit të Daisuke Matsuit.
Kameruni luftoi fort në periodën e dytë të ndeshjes, por nuk mundi të gjejë hapësirat e duhura në një vijë mbrojtëse shumë të disiplinuar të Japonisë.
Stefan Mbia ishte shumë pranë barazimit, kur me një goditje të jashtëzakonshme goditi pikën e sipërme ku bashkohen dy shtyllat.
Trajneri i Kamerunit, Pol Lë Gen u përpoq me mënyrën e tij të bënte një numër suprizash në formacionin fillestar, duke hedhur në fushë adoleshentin e Shalke 04, Joel Matip në vend të lojtarit të Arsenalit, Alks Song, ndërsa Hamidu Sulejmanu u preferua në portë në vend Karlos Kemeni.
Gjithsesi, fundi i takimit nuk i dha të drejtë trajnerit francez të Kamerunit, Le Gen, i cili ngarkoi yllin e skuadrës, Samuel Eto’o në të njëjtin pozicion që e vendoste edhe Hoze Murinjo te Interi.
Kaisuke Honda u përzgjodh nga ekspertët edhe si më i mirë i ndeshjes.
Takimi tjetër i ditës së parë të grupit E, Holandë-Danimarkë përfundoi 2-0. Pas ndeshjeve të para, Holanda dhe Japonia bashkëkryesojnë me nga tri pikë, ndërsa Kameruni dhe Danimarka kanë zero pikë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 14 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili