Nistelroj: Ronaldo – Mesi, gara për “the best”

Sulmuesi i Hamburgut, Rud van Nistelroj beson se Kristiano Ronaldo do të fitojë çmimin si lojtari më i mirë në botës në raport me Lionel Mesin vetëm nëse ai gren e Kupën e Botës me Portugalinë.
Argjentinasi trupvogël është dukshëm favorit për të fituar çmimin si “Lojtari më i mirë në botë” për vitin 2010 për herë të dytë, nisur edhe nga sezonin pa trofe i Kristiano Ronaldos me Realin e Madridit.
Por, Van Nistelroj, i cili ka luajtur përkrah Kristiano Ronaldos te Mançester Junaitid për tre vjet, mendon se një fushatë e sukseseshme e Portugalisë në Afrikën e Jugut mund të shohë yllin e Realit të Madridit duke ngritur medaljen prestigjioze.
“Ata janë dy lojtarë fantastikë. Kristiano Ronaldo nuk është favorit këtë sezon për të fituar medaljen për lojtarin më të mirë në botë”, - tha Van Nistelroj për “Diario de Noticias”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 14 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili