Grupi E, Japoniabën surprizën, mund1-0 Kamerunin
AFRIKE E JUGUT- Japonia ka mposhtur 1-0 Kamerunin, duke iu bashkuar Holandës në krye të grupit E të Botërorit të vitit 2010. Edhe pse nisej si jo favorite, skuadra aziatike ka ditur të marrë 3 pikët, falë një goli të lojtarit të saj më të mirë, Keisuke Honda.
Ndërkohë, Kameruni ka zhgënjyer totalisht me paraqitjen e tij, duke u shfaqur një skuadër tërësisht jashtë forme dhe që nuk arrinte të bënte dot dy pasime. Goli vendimtar i takimit u shënua në inutën e 39-të. Një gabim i kamerunasve në mbrojtje bëri që topi të shkonte te Honda, i cili nuk fali, duke e dërguar atë në rrjetë.
Pritej që në pjesën e dytë afrikanët të reagonin disi, por japonezët kanë qenë të pakalueshëm. Në fundin e ndeshjes erdhi edhe momenti i mirë për Kamerunin, me një goditje të Mbias që u përplas në traversë.
Ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera, ajo që ra në sy ishte një arbitrim shumë i dobët i portugezit Benkuerença, i cili ka fishkëllyer edhe faullat më të kotë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s